Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë. I mituri, banues në Vaqarr, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri të dyshuar pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që lëvizte i armatosur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme Njoftimi i policisë DVP Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari. Si rezultat i...
Burimi:
gijotina.com