Gjetja e 1,555 të zhdukurve, Kosova pesimiste edhe pas ikjes së Vuçiç
Edhe pse në Serbi pati një rotacion të pushtetit, me largimin e Aleksander Vuçiç, Prishtina zyrtare është pesimiste se me qeverinë e re të Listës Serbe do të ketë një vullnet apo bashkëpunim për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Kreu i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani kërkon zbatimin e marrëveshjes së arritur mes palëve për këtë çështje tre vite me parë. Teksa thotë se nuk ka asnjë presion ndërkombëtar për këtë çështje, ndërsa akuzon autoritetet serbe se po kërcënojnë persona, që mund të kenë informacione për fatin e të zhdukurve. Limani ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht figurojnë 1 mijë e 555 persona të zhdukur.
Burimi:
javanews.al