Tronditet Shkodra! Babë e bir qëllohen me armë, ndërron jetë 24-vjeçari, në pranga autori
foto ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një 24-vjeçar i identifikuar si Ylber Luli ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, 25-vjeçari 25-vjeçar Andri Vulaj, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri babë e bir, Qemal Luli dhe Ylberi Luli. Më pas, dyshohet se babë e bir kanë plagosur me mjet prerës thikë 25-vjeçarin. Dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të...
Burimi:
zeri.ai