Tronditet Shkodra! 25-vjeçari qëllon me armë zjarri babë e bir, i riu ndërron jetë në spital (Emrat)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj ka plagosur me armë zjarri Qamil Lulin 63 vjeç dhe Ylber Lulin 24 vjeç, babë e bir. Si pasojë e plagëve të marra, 24-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, i plagosur me thikë ka mbetur edhe vetë autori, Andri Vulaj, ndërsa është vënë në pranga nga policia. Sakaq, grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Njoftimi i policisë: Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç,...
Burimi:
gijotina.com