Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën gjatë punës. Sipas mediave italiane, viktima është Pashtrik Krasniqi, i cili u godit nga rryma elektrike teksa ndodhej në një platformë pune në lartësi prej gjashtë metrash, duke çmontuar skelat pas përfundimit të punimeve të rinovimit në një ndërtesë. Raportet paraprake tregojnë se i riu ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike, çka ka rezultuar fatale për të. Sipas faqes Virgilio.it, mendohet se ai e ka prekur kabllon me pulpën e këmbës, duke pësuar goditje të menjëhershme...