Tritol servisit të motorave në Vlorë, kamerat filmuan autorin e maskuar! Pronari: S’kam konflikte

Tritol servisit të motorave në Vlorë, kamerat filmuan autorin e maskuar! Pronari: S’kam konflikte

PAMJE NGA NGJARJA VLORË-Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Tritoli u vendos në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të Vasillaq Bezhanit. Sipas informacioneve, në momentin e shpërthimit, nuk ka patur njeri në biznes dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Pronari i biznesit para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Njoftimi i policisë: Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale....
Burimi: Zeri.ai