Tritan Shehu: Regjimi do përmbyset me lëvizje popullore

Tritan Shehu: Regjimi do përmbyset me lëvizje popullore

Tritan Shehu TIRANË- Kandidati demokrat për qarkun e Gjirokastrës ka folur për zgjedhjet e 11 majit. Teksa po hynte në selinë blu, Shehu u shpreh se regjimi do të përmbyset me lëvizje popullore. “Përshëndes të gjitha strukturat e Gjirokastrës dhe t’i falenderojë banorët e Gjirokastrës, drejtuesit, komisionerët, numëruesit që u përballën me një regjim. Regjimi nuk përmbyset me votë, por përmbyset në fillim dhe pastaj i hapet rrugë votës së lirë. Regjimi do të përmbyset me lëvizje popullore. Do përmbyset një ditë. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Shehu./ZËRI
Burimi: Zeri.ai