“Trilogji kosovare në dy pjesë” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar
24 November, 2026 - 15:00 Shfaqja “Trilogji kosovare në dy pjesë”, me regji të Blerta Nezirajt dhe tekst të Jeton Nezirajt, do të rikthehet në skenë më 3 dhjetor, këtë herë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Përmes absurdit, satirës dhe humorit, shfaqja trajton marrëdhënien e Kosovës me Evropën, duke vënë në pikëpyetje idealizimin e saj dhe kontradiktat mes vlerave të proklamuara evropiane dhe realitetit politik e shoqëror. Vepra është bashkëprodhim i Qendrës Multimedia dhe Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, ndërsa në kastën e aktorëve janë Adrian Morina, Semira Latifi, Ernest Malazogu dhe Shpëtim Selmani. Në rolin e këngëtarëve paraqiten Neil Ruçi, Çune Basho dhe Agim Ramaj. Shfaqja do të fillojë në orën 20:00./KultPlus.com Screenshot
Burimi:
kultplus.com