Tri dekada më vonë, kënga e Mariah Carey-t mbetet simbol i Krishtlindjeve
Ka një moment kur kalendari duket se ndryshon ritëm dhe rrjetet sociale mbushen me drita, bredha të zbukuruar dhe atmosferë festive. Për shumë njerëz, ky moment shoqërohet me një zë që rikthehet çdo vit, pothuajse si një sinjal i pashkruar i fillimit të sezonit të Krishtlindjeve. Është Mariah Carey, e cila prej vitesh është shndërruar në një prej simboleve muzikore të kësaj periudhe, falë këngës “All I Want for Christmas Is You”. E publikuar në vitin 1994, si pjesë e albumit “Merry Christmas”, kënga u bë me kalimin e kohës shumë më tepër se një hit sezonal. Me melodinë energjike, tingujt karakteristikë të muzikës festive dhe interpretimin vokal të Carey-t, ajo krijoi një identitet që lidhet drejtpërdrejt me atmosferën e dhjetorit. Edhe pse nuk u...
Burimi:
kultplus.com