Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Tre dokumenta sekretë nga arkivat ushtarake amerikane: Pse Hitleri ishte kundër pushtimit italian të Shqipërisë
Në Prillin e 1939, trupat ushtarake italiane pushtuan Shqipërinë, e cila pas një rezistence të shkurtër i dorëzoi armët dhe pranoi fatin e një vendi të vogël në prag të një lufte të madhe. Agresioni italian dhe indiferenca europiane ndaj këtij pushtimi të një vendi të vogël dhe të pambrojtur nga aleancat e fuqive të mëdha, ka qenë pikë debati në shumë shkrime apo analiza historike. Në përgjithësi, të gjithë kanë rënë dakord me faktin se askush në Europë nuk ishte i interesuar të prishte balancat e vendosura në Europën e dominuar nga ngjitja marramendëse e Gjermanisë naziste dhe ëndrrat e Italisë fashiste për ndërtimin e një Perandorie të re romake. Por me sa duket, nga botimi i disa dokumenteve që vijnë nga Arkivi i Zbulimit Ushtarak Amerikan, duket se jo të gjithë kanë qenë indiferentë ndaj pushtimit italian të Shqipërisë. Sipas dëshmive të...