Trazirat në Tiranë, 207 persona të lënduar. Mes të plagosurve edhe 17 kalimtarë

Trazirat në Tiranë, 207 persona të lënduar. Mes të plagosurve edhe 17 kalimtarë

Gjatë protestave të zhvilluara në datat 13, 14, 15 dhe 16 tetor 2026, janë raportuar gjithsej 207 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në vend. Të dhënat e raportuara nga Spitali Universitar i Traumës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës, tregojnë se mes personave të dëmtuar përfshihen punonjës të Policisë, protestues dhe kalimtarë. Sipas ndarjes sipas kategorive, nga 207 personat e dëmtuar, 132 janë punonjës të Policisë, 58 janë protestues dhe 17 janë kalimtarë. Këto të dhëna pasqyrojnë numrin e personave të raportuar si të dëmtuar gjatë katër ditëve të protestave, bazuar në informacionin e administruar nga strukturat shëndetësore përkatëse.