Gjekmarkaj: Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të partisë, drejtoi diskutimet dhe diktoi vendimmarrjen për përjashtimet nga strukturat drejtuese. Në një status të gjatë satirik, të titulluar “Kronikë nga asambleja e ‘shpirtrave të vdekur’!”, Gjekmarkaj e krahason kryeministrin me personazhin Çiçikov të romanit të Nikolai Gogolit. Në qendër të shkrimit është përplasja e Ramës me deputeten Elisa Spiropali, ku kjo e fundit u përjashtua nga forumet drejtuese të partisë. Deputeti sjell edhe qëndrimet e Fatmir Xhafajt, Pandeli Majkos dhe Erion Braçes, duke vënë në pah debatet për ndëshkimet, dorëheqjet dhe përjashtimet, si dhe tensionet mes figurave socialiste. Përmes metaforave, personazheve të Gogolit dhe dialogjeve, Gjekmarkaj ‘rindërton’ Asamblenë, duke e mbyllur me...
Burimi:
javanews.al