Bjellorusia 0 -2 Shqipëria, pas Manajt edhe Hysaj gjen portën në pjesën e dytë!
57’ – Goooool, Shqipëria shënon dhe golin e dytë. Manaj shërben për Hysajn, me mbrojtësin kuqezi që godet brenda zonës duke mposhtur portierin e bjellorusëve, 0-2. 53’ – Bjellorusët tentojnë të rrezikojnë portën kuqezi me një goditje dënimi, por gjuajtja e Shumanskit ka përfunduar shumë larg kuadratit. Nis pjesa e dytë… Është mbyllur pjesa e parë në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion” , Shqipëria në avantazh 1-0 përballë Bjellorusisë me golin e shënuar nga Manaj. Jepet një minutë shtesë 44’ – Një tjetër mundësi për kuqezinjtë, por goditja e Manajt është qëndrore. Ndërkohë, në tentativën e dytë, Hoxha ka goditur në mënyrë të gabuar. 41’ – Shumanski ka lëshuar një goditje të rrezikshme në drejtim të portës së mbrojtur nga Berisha, por pa arritur të gjejë...
Burimi:
javanews.al