Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri që po luhet në Budapest. Kuqezinjtë i kanë mbyllur këto 45 minuta në avantazhin e një goli të realizuar nga Rey Manaj. Sulmuesi mori topin në kufijtë e zonës dhe lëshoi një goditje të fortë që mposhti portierin e Bjellorusisë. Në minutën e 13, Berisha bëri një mrekulli duke devijuar në shtyllë gjuajtjen e Seljava. Aksioni ishte i pavlefshëm për një prekje të topit me dorë. 4 minuta më vonë, një gjuajtje e jashtëzakonshme e Asllanit nga jashtë zonës, por topi preku traversën deh shkoi jashtë.