Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Trau i padukshëm’ në Rinas, KLSH zbulon skemën e abuzimit, miliona lekë dëm buxhetit të shtetit
👁3202
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar auditimin e doganës së Rinasit, ku ka evidentuar një dëm të buxhetit të shtetit prej miliona lekësh gjatë harkut kohor 01.07.2022 deri më 31.12.2024. Auditimi ka zbuluar një sërë parregullsish në vlerësimin e mallrave, zbatimin e TVSH-së, procedurat doganore dhe administrimin financiar, të cilat kanë sjellë humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Sipas raportit rezulton se me mallrat që është abuzuar dhe toleruar më shumë duke shkaktuar dëm ekonomik për të cilin sipas KLSH-së në dijeni është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, janë pajisjet mjekësore si dhe telefonat celularë. Në raport thuhet...