Transportuan materialet zgjedhore, Ushtria i kërkon 33 milionë lekë KQZ-së

Transportuan materialet zgjedhore, Ushtria i kërkon 33 milionë lekë KQZ-së

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së për rimbursimin e shpenzimeve për transportin e materialeve zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në shkresë, thuhet se për realizimin e detyrës janë vënë në dispozicion 217 kamionë transporti (kamionë të mbuluar). “Për realizimin e detyrës nga Komanda Mbështetëse (sipas përllogaritjeve të bëra të krahasuara dhe me GPS e mjeteve) për periudhën 25 prill 2025 deri më 22 maj 2025 janë aktivizuar 217 kamionë transporti (kamion të mbuluar) të cilët në total kanë kryer 27,108 kilometra duke harxhuar në total prej 13,686 litra gasoil me vlerë...
Burimi: Gijotina.com