Transportonte kundrejt pagesës emigrantë nga Bangladeshi, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

Transportonte kundrejt pagesës emigrantë nga Bangladeshi, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

Një 40-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga policia e Gjirokastrës. Ai u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 7 emigrantë nga Bangladeshi, për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar automjeti, 1 celular dhe një shumë parash. NJOFTIMI: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Attempt 1”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:     E.M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë...