Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia italiane pasi u kap duke transportuar dy automjete drejt Shqipërisë, me një kamion frigoriferik të përshtatur për transportin e ushqimeve.Ngjarja u regjistrua në autostradën A14, pranë daljes së Cattolica-s, ku efektivët e Policisë Rrugore të Forlì-t ndaluan mjetin për kontroll.Kamioni ishte i pajisur për transport izotermik të ushqimeve të ftohta, por në rimorkio kishte ngarkuar një automjet tip SUV dhe një makinë tjetër të cilat ishin të destinuara për një blerës në Shqipëri. Gjatë kontrollit, policia konstatoi se drejtuesi nuk dispononte licencat dhe autorizimet e nevojshme për transportin e automjeteve.Për më tepër, 26-vjeçari drejtonte mjetin pa pasur kategorinë e duhur të lejes së drejtimit dhe nuk kishte regjistruar në tahograf certifikimin e tij profesional. Tahografi është pajisja që...