Transportonin emigrantë të paligjshëm, përplasin patrullat në Gramsh, dy shoferë në kërkim
foto KORÇË- Një operacion policor për goditjen e transportit të paligjshëm të emigrantëve ka përfunduar me dy automjete të sekuestruara dhe dy persona të shpallur në kërkim pas një ndjekjeje që nisi në Kapshticë dhe përfundoi në territorin e Gramshit. Ngjarja ka nisur pranë pikës kufitare të Kapshticës ku shërbimet e policisë kanë konstatuar dy automjete tip 'Audi Q7'. Sipas informacioneve paraprake, policia u ka bërë shenjë drejtuesve që të ndalonin, por ata nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë vijuar me shpejtësi në drejtim të brendësisë së vendit. Gjatë ndjekjes dyshohet se rreth 15 emigrantë janë zbritur pranë Lozhanit. Më pas dy automjetet kanë vijuar rrugën drejt Gramshit ku drejtuesit janë përballur me një tjetër postbllok policie. Sipas të dhënave të deritanishme, në përpjekje...
Burimi:
zeri.ai