Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari, makina përfundon në kanal (EMRI)

Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari, makina përfundon në kanal (EMRI)

FOTO BERAT- Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal të Beratit. Viktima është identifikuar si Zenun Zeka banor i fshatit. Sipas të dhënave paraprake, ai ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë nga rruga dhe makina është përmbysur në një kanal anësor. Trupi i pajetë i 67 vjeçarit është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ndërsa grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin. Dyshimet paraprake janë se shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor mund të kenë ndikuar në aksident. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./ZËRI