‘Jam polic’, sherri në Maliq përfundon me plagosjen e 30-vjeçarit! Zbardhen rrethanat e ngjarjes

‘Jam polic’, sherri në Maliq përfundon me plagosjen e 30-vjeçarit! Zbardhen rrethanat e ngjarjes

FOTO ILUSTRUESE MALIQ- Një konflikt në një lokal në fshatin Zvezdë të Maliqit ka përfunduar me plagosjen e 30 vjeçarit Anxhelo Brisku, ndërsa hetimet kanë zbardhur një version tjetër nga ai që ishte raportuar fillimisht. Sipas policisë, Brisku dyshohet se ka hyrë në lokal duke u prezantuar si punonjës policie dhe më pas ka goditur me sende të forta 35-vjeçarin I.M. Ky i fundit dyshohet se është kundërpërgjigjur duke e goditur me një mjet të mprehtë. Pas ngjarjes 35-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa Brisku është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve 30vjeçari dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme, pasi fillimisht pretendoi se ishte sulmuar nga disa persona në rrugë, në fshatin Neviçisht. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër 30-vjeçar i dyshuar për moskallëzim...