Burimi:
Sot.com.al

‘Transport dhe ushqim falas për nxënësit në shkollat publike’, Gonxhja: Lehtësi për familjet
👁9914
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se në bashkitë kryesore të qarqeve, duke nisur me Tiranën, transporti publik për nxënësit e shkollave publike do të garantohet nga shteti. Gjatë një takimi me punonjës të industrisë së lehtë në Tiranë, Gonxhja deklaroi se një kompani e re kombëtare e transportit publik do të ngrihet dhe brenda saj do të funksionojë një degë specifike për transportin shkollor. Ai theksoi se ky shërbim do të jetë në ndihmë të familjeve, pasi “shkolla publike do të fillojë nga dera e shtëpisë dhe do të mbarojë po para derës së shtëpisë.”...