Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tragjike në Elbasan! Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin
FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku dy fëmijë kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin në Fushë-Labinot. Vëllezërit 8 dhe 10 vjeç po ruanin bagëtitë, ndërsa u futën për t'u larë në lumin Shkumbin, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg. Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën për t'u larë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie./ZËRI