Tragjedia që ka tronditur SHBA, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë pas gjyqit të dështuar

Tragjedia që ka tronditur SHBA, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë pas gjyqit të dështuar

Bota E Martë, 29 Shtator 2026 17:42 Lindsay Clancy, 36 vjeçe, është paraqitur për herë të parë në gjykatë pas përfundimit pa vendim të procesit gjyqësor për vdekjen e tre fëmijëve të saj. Clancy u paraqit të martën, më 29 shtator, në Plymouth Superior Court, Massachusetts, në një seancë procedurale ku pritet të vendoset nëse prokuroria do të kërkojë një gjyq të dytë. Ajo akuzohet për vrasjen e fëmijëve të saj, Cora, 5 vjeçe, Dawson, 3 vjeç dhe Callan, 8 muajsh, në janar 2023. Clancy është deklaruar e pafajshme dhe mbrojtja argumenton se ajo vuante nga psikoza pas lindjes dhe nuk ishte penalisht përgjegjëse për veprimet e saj. Gjyqi i parë përfundoi më 4 shtator me një mistrial, pasi juria nuk arriti një vendim unanim...