Parada e 100-të e Macy’s në New York rikthehet pas shtyrjes për shkak të motit
Parada e famshme e Thanksgiving në New York ka zhvilluar një edicion të veçantë, duke festuar 100-vjetorin e saj me një spektakël gjigant balonash, artistësh dhe performancash. Aktiviteti u bë edhe më i veçantë për shkak se organizatorët ishin detyruar ta shtynin paradën fillestare për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Në edicionin jubilar u përfshinë rreth 100 balona dhe 1000 personazhe të veshur me kostume festive, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën spektaklin në rrugët e qytetit. Parada e Macy's është një prej traditave më të njohura amerikane dhe zhvillohet prej vitit 1924. Ajo është bërë pjesë e pandashme e festimeve të Thanksgiving dhe ndiqet çdo vit nga miliona shikues përmes televizionit.
Burimi:
syri.net