India urdhëron kontrolle më të rrepta për ujin në shishe, në hetim edhe produktet e Coca-Cola dhe Pepsi
Autoritetet në Indi kanë urdhëruar forcimin e kontrolleve mbi industrinë e ujit të ambalazhuar, pas shqetësimeve për praninë e substancave kimike të rrezikshme në disa produkte. Sipas një raportimi të Reuters, rregullatori indian i sigurisë ushqimore u ka kërkuar autoriteteve të shteteve të intensifikojnë mbikëqyrjen e ujit të paketuar, përfshirë markat më të mëdha që operojnë në treg. Vendimi vjen pasi një mostër e ujit të markës Bisleri, një prej emrave më të njohur në tregun indian, rezultoi e pasigurt për konsum për shkak të pranisë së substancave kimike që agjencitë shëndetësore i lidhin me rrezik potencial kancerogjen. Kontrollet pritet të përfshijnë edhe produkte të lidhura me kompani të mëdha ndërkombëtare, përfshirë PepsiCo dhe Coca-Cola. Çështja ka shkaktuar shqetësim te konsumatorët, pasi uji i ambalazhuar...
Burimi:
syri.net