Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tragjedia në minierën e Katjelit, procedohen administratori, drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i turnit
👁10126
Një ditë pas tragjedisë në fshatin Katjel të Prrenjasit ku humbi jetën minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë, autoritetet kanë nisur hetimet për administratorin e minierës, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e turnit. Policia e Librazhdit bën me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin Gëzim Balla, 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin Hysni Kllogjri, 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin Gëzim Kllogjri,...