Tragjedia në Athinë, humbin jetën motër e vëlla

Tragjedia në Athinë, humbin jetën motër e vëlla

Tre shqiptarë me shtetësi amerikane kanë humbur jetën pas shembjes së godinës ku po qëndronin për pushime në lagjen Plakes të Athinës. Ngjarja ndodhi pas një shpërthimi, i cili shkaktoi shembjen e godinës. Viktimat janë identifikuar si Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës. Tre viktimat ndodheshin në Athinë për turizëm, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes tragjike.