Tragjedia hekurudhore në Spanjë: 31 qese me mbetje trupore ende pa identifikuar, viktima nga 27 kombësi
Bilanci i aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë ka arritur në 69 viktima, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri të ditur se mes personave të vrarë dhe të plagosur mund të ketë shtetas nga deri në 27 kombësi të ndryshme. Sipas të dhënave të autoriteteve, të paktën 70 persona rezultojnë ende të zhdukur. Identifikimi i viktimave po paraqet vështirësi të mëdha, pasi deri më tani shërbimet e emergjencës kanë arritur të konfirmojnë identitetin e vetëm 13 personave. Ndërkohë, 31 qese me mbetje trupore të pjesshme presin ende të identifikohen, duke e bërë procesin veçanërisht kompleks. Kryeministri Sanchez deklaroi se autoritetet po bashkëpunojnë ngushtë me ambasadat dhe konsullatat përkatëse, për të identifikuar shtetasit e huaj...
Burimi:
ntv.al