Tragjedia e vajzës së nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë: Artiste në Firence, vdiq në një çmendinë të regjimit komunist

Tragjedia e vajzës së nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë: Artiste në Firence, vdiq në një çmendinë të regjimit komunist

Hajredin bej Cakrani (1860-1940) ka qenë nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi me 1860 në Cakran të Fierit, në një familje bejlere me ndikim në Mallakastër e Myzeqe. Ishte vëllai i Bektash bej Cakranit. Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme e vazhdoi në Janinë dhe më pas u diplomua në Universitetin e Stambollit. Pas diplomimit, Hajredin Bej Cakrani shërbeu si ushtarak në shumë vilajete të Perandorisë Turke, si në Janinë, Boleu e Stamboll, ku edhe u njoh me Ismail Qemalin, Mehmet pashë Dërrallën, Syrja bej Vlorën, Ferid Pashë Vlorën, Aziz pashë Vrionin Sami Frashërin, Jani Vreton, Koto Hoxhin etj. Në vitin 1883 solli Abetaren e parë në Cakran dhe një sërë botimesh të tjera në shqip, të botuara në Bukuresht...