Tragjedi, vëllezërit 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin. Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi, vëllezërit 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin. Ishin duke ruajtur bagëtitë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. Autoritetet...
Burimi: Kohajone.com