Tragjedi në Turqi, 11 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin

Tragjedi në Turqi, 11 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin

Bota E Diel, 11 Tetor 2026 16:32 Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në rajonin e Akhisarit, në Manisa të Turqisë. Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes, më 11 tetor, pranë pikave të pagesës së Akhisarit, në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir. Një autobus turistik u përplas me një kamion dhe më pas u përmbys. Pamjet nga vendngjarja tregojnë autobusin e përmbysur, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar brenda tij, duke thyer xhamat e automjetit. Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, policia, xhandarmëria, zjarrfikësit dhe ambulancat. Të plagosurit u transportuan në spitalet përreth për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Prefektura e Manisës konfirmoi se 11 persona...