Tragjedi në Tiranë/ Humb jetën në fushën e lojës futbollisti 28-vjeçar,  FSHF i shpreh ngushëllimet…

Tragjedi në Tiranë/ Humb jetën në fushën e lojës futbollisti 28-vjeçar, FSHF i shpreh ngushëllimet…

Një tragjedi është regjistruar në futbollin amator shqiptar, në ndeshjen gjysmë-finale mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen të kampionatit 9×9 të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Futbollisti i FC Dajtit, 28-vjeçari Bledar Hajdari ka humbur jetën, pasi ka pësuar atak kardiak gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”, fushë pranë zyrave të FSHF-së. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por pavarësisht tentativës së bluzave të bardha për ta rikthyer në jetë, fatkeqësisht nuk ia ka dalë dot që të mbijetojë. Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, mbrëmjen e së martës, është ndërprerë dhe braktisur...
Burimi: Gijotina.com