Tragjedi në Tajlandë, zjarri rrafshon ndërtesën në Phuket, të paktën 11 të vdekur dhe 17 të plagosur!

Tragjedi në Tajlandë, zjarri rrafshon ndërtesën në Phuket, të paktën 11 të vdekur dhe 17 të plagosur!

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një ndërtesë në Phuket, në jug të Tajlandës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (16 nëntor), duke shkaktuar 11 viktima dhe 17 të plagosur. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 02:00 në një ndërtesë ku në katin përdhes ndodhej një dyqan për dhënien me qira të motoçikletave, ndërsa katet e sipërme shërbenin si ambiente banimi. Ekipet zjarrfikëse punuan për rreth një orë për të vënë flakët nën kontroll. Komandanti i policisë së Phuket, Surachai Sooksai, bëri të ditur se shkaku i zjarrit është ende nën hetim. Megjithatë, hetimet paraprake tregojnë se një transformator elektrik pranë ndërtesës kishte shpërthyer pak para se të shpërthenin flakët. Guvernatori i Phuket, Chodnarin Koedsom, deklaroi se në dyqanin e motoçikletave...