Liga e Kombeve/ Anglia “shkurorëzon” Spanjën, “La Roja” bie pas 43 ndeshjesh! Italia e bën dramë, Franca merr vendin e parë
Anglia mposhti kampionët e botës, Spanjën, për herë të parë në 43 ndeshje dhe fitoi Grupin 3 të Ligës së Kombeve. Në Metropolitano u zhvillua një ndeshje mjaft emocionuese. Kane zhbllokoi sfidën me një penallti para përfundimit të pjesës së parë. Në fillim të pjesës së dytë, Konsa dhe White i dhanë Anglisë epërsinë 3-0. Më pas Anderson u përjashtua, ndërsa Oyarzabal ngushtoi diferencën. Spanja vazhdoi më tej dhe ngushtoi diferencën përsëri me Ëilliams. Pastaj, spanjollët bënë presion të fortë në fund, por Anglia qëndroi e vendosur dhe fitoi. Ndërkohë, Harry Kane është lojtari i dytë që shënon në shtatë ndeshje radhazi jashtë fushe për Anglinë, pas Tom Finney nga shtatori 1946 deri në maj 1948. Belgjika dënon Italinë, Franca në vend të parë Italia...
Burimi:
javanews.al