Scaloni: Epoka “post-Messi” e vështirë, nuk duhet të ushtrojmë presion ndaj të rinjve në kombëtare

Scaloni: Epoka “post-Messi” e vështirë, nuk duhet të ushtrojmë presion ndaj të rinjve në kombëtare

Ndeshja e parë e Argjentinës pas largimit të Leo Messi nga kombëtarja përfundoi keq dhe në një atmosferë të zymtë. “Selección” humbi 2-1 një ndeshje miqësore kundër Uruguait në ‘La Bombonera’, një stadium që rrallë shihet kaq bosh. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, kërkoi durim lidhur me integrimin e lojtarëve të rinj në epokën pas Messi. Ai vuri në dukje disa momente të mira nga skuadra, veçanërisht në pjesën e dytë, duke shtuar: “Natyrisht, ka gjëra që duhen korrigjuar. E dinim se do të ishte një kundërshtar i vështirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë.” Duke iu referuar lojtarëve të sapoardhur, ai shpjegoi se ata nuk duhet të ngarkohen me presion të tepruar. “Këta janë djem të rinj që kanë shumë për të ofruar. Nuk mund...