De la Fuente, pas humbjes ndaj Anglisë: Nuk ka ndodhur asnjë dramë, në mars na pret një sfidë e re

De la Fuente, pas humbjes ndaj Anglisë: Nuk ka ndodhur asnjë dramë, në mars na pret një sfidë e re

16 Nëntor 2026 7:43 Alfred Lleshi Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, analizoi humbjen ndaj Anglisë, e para pas 34 ndeshjesh radhazi, duke theksuar se skuadra e tij mbetet ambicioze dhe e bindur për ta fituar sërish Ligën e Kombeve: “Na mungoi qetësia në lojë, por krijuam shumë raste. Anglia ishte një kundërshtar i shkëlqyer dhe duhet pranuar se në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte superiore. Nuk mendoj se kemi bërë hapa prapa. Jemi mësuar aq shumë të fitojmë, saqë çdo vështirësi duket si katastrofë, dramë. Sidoqoftë ky është futbolli i nivelit të lartë, nuk mund të fitosh gjithmonë. Jam krenar për këtë skuadër dhe për gjithçka kemi arritur. Kemi kaluar tri vite pa humbje, kemi fituar Europianin dhe Ligën e Kombeve....