Fitorja e 10-të radhazi për San Antonio, skuadra e Lakers triumfon ndaj Phoenix, kampionët fitojnë në shtesë

Fitorja e 10-të radhazi për San Antonio, skuadra e Lakers triumfon ndaj Phoenix, kampionët fitojnë në shtesë

Skuadra e San Antonio është në një moment të mirë këtë sezon në NBA, duke korrur sot fitoren e 10-të radhazi. Spurs mundën 110-102 Utah Jazz jashtë fushe, sfidë ku u dallua Dylan Harper, autor i 31 pikëve. Edhe Lakers nuk zhgënjejnë, duke mundur 131-123 Phoenix në shtëpinë e këtij të fundit dhe korrën suksesin e tetë radhazi. Tjetër ndeshje magjike për Luka Doncic, autor i 43 pikëve. Fitojnë edhe Clippers, që falë 27 pikëve të Garland mundën 113-105 Charlotte. Pas kohës shtesë fitojnë kampionët e New York, që mundën 112-108 Toronto, sfidë ku Brunson e Towns realizuan nga 28 pikë secili. Ndërsa Philadelphia, falë 31 pikëve të Jaylen Brown, mundi 131-124 Indiana. NBA-Rezultatet e sotme Philadelphia – Indiana, 131-124 Phoenix – Lakers, 123-131 Clippers...