Zidane “shpërtheu” në pushimin mes dy pjesëve, Francës i duhet reagimi. Spanja në horizont

Zidane “shpërtheu” në pushimin mes dy pjesëve, Francës i duhet reagimi. Spanja në horizont

16 Nëntor 2026 7:50 Alfred Lleshi Zinedine Zidane nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Francës në fitoren 2-1 ndaj Turqisë në Ligën e Kombeve. Trajneri francez u kërkoi lojtarëve më shumë agresivitet në pushimin mes pjesëve, duke i kritikuar për presionin e dobët dhe mbajtjen e tepërt të topit. Franca mund të përballet me Spanjën në çerekfinale. “Trajneri na tha në pushim se nuk po tregoheshim mjaftueshëm agresivë pas humbjes së topit dhe e korrigjuam këtë në pjesën e dytë”, – zbuloi Jérémy Jacquet. Edhe vetë Zidane pranoi pakënaqësinë: “Objektivi ishte kualifikimi, mundësisht në vendin e parë. Megjithatë, mënyra si luajtëm na la disi të hutuar, sidomos për presionin në pjesën e parë. Kundërshtarët na kalonin lehtësisht me pasime. Nuk isha i kënaqur dhe...