Mbetet në fuqi/ Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla!
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Llalla kishte kërkuar që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021, me vendim të formës së prerë, të konsiderohej i parashkruar, me argumentin se kishin kaluar afro pesë vite nga vendimi pa vuajtur dënimin me burg. Kërkesa u shqyrtua në Gjykatën e Posaçme, pas shtyrjes së seancës së mëparshme, kur prokurorja e SPAK, Enkelejda Millonai, kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e paraqitura në proces. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Anila Hoxha. Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Adriatik Llalla vijon të jetë në kërkim nga autoritetet...
Burimi:
javanews.al