EMRAT/ I shpallur në kërkim për vrasje më 2023, arrestohet 23-vjeçari! Në pranga edhe i dyshuari si bashkautor dhe shoqëruesi i tij

EMRAT/ I shpallur në kërkim për vrasje më 2023, arrestohet 23-vjeçari! Në pranga edhe i dyshuari si bashkautor dhe shoqëruesi i tij

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Target”. I arrestuar është shtetasi Luçian Mëhilli, i shpallur në kërkim dhe i dyshuar si bashkautor në vrasjen e shtetasit V. F., më 21 shtator 2023, në fshatin Hot të Ri. Bashkë me të është arrestuar edhe 26-vjeçari Kristjan Çarkaj, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe për veprimtari në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit, policia sekuestroi lëndë të dyshuara narkotike cannabis dhe kokainë, një automjet dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”. Kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar i shpallur...