EMRAT/ Plagosja me thikë në Burgun e Durrësit, ja kush janë autori dhe i dëmtuari që u përleshën!

EMRAT/ Plagosja me thikë në Burgun e Durrësit, ja kush janë autori dhe i dëmtuari që u përleshën!

Një konflikt mes dy të burgosurve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës ka përfunduar me plagosjen e Ilir Bibës me një mjet prerës. Për ngjarjen, e regjistruar më 15 nëntor 2026, është arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë një konflikti mes dy të burgosurve, Bugjisha ka goditur me mjet prerës Ilir Bibën. Pas arrestimit, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Muharrem Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet...