Shpërthim pranë një biznesi në Tufinë, konstatohen dëme materiale! Policia e Tiranës nis hetimet për shkakun
Një shpërthim është dëgjuar gjatë orëve të natës në zonën e Tufinës, në Tiranë. Pas njoftimit të banorëve, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar dëmtime pranë një biznesi. Grupi hetimor po kryen verifikimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe nëse është përdorur lëndë plasëse. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al