Dyshohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit, Izraeli vret një tjetër komandant të lartë të Hamasit!

Dyshohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit, Izraeli vret një tjetër komandant të lartë të Hamasit!

Izraeli ka vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit, i cili dyshohet se kishte rol në planifikimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit. Vrasja e tij, vetëm dy muaj pas eliminimit të komandantit të mëparshëm, është një tjetër dëshmi se konflikti në Gaza vijon të jetë aktiv, pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë vrarë Samir Mahmoud Abu Younis, komandantin e Brigadës Rafah të Hamasit, gjatë një sulmi ajror në jug të Rripit të Gazës, mbrëmjen e së shtunës. Edhe vetë Hamasi konfirmoi vdekjen e tij. Abu Younis ishte një anëtar i hershëm i kësaj brigade dhe kishte marrë drejtimin e saj pas vrasjes së paraardhësit të tij, Nael Abu Obeid, në...