Takim historik apo pazar mes tri fuqive të mëdha? Trump, Xi dhe Putin do shtrëngojnë duart, ja çfarë pritet të diskutohet
Presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë këtë javë një takim të përbashkët me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, duke e cilësuar këtë si takimin e parë trepalësh të këtij formati mes liderëve të tri fuqive botërore. Takimi do të mbahet në qytetin Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të APEC-ut, dhe pritet të zhvillohet të enjten. Ministria e Jashtme kineze konfirmoi të hënën zhvillimin e tij, ndërsa pjesëmarrja e presidentit rus ishte konfirmuar më herët edhe nga Kremlini. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë çështja e çarmatimit dhe mospërhapjes së armëve bërthamore. Trump ka deklaruar më herët se beson se mund të arrihet një marrëveshje e re mes fuqive më të...
Burimi:
javanews.al