TRAGJEDI NË SHKODËR/ Sherri me thikë e pistoletë përfundon në gjakderdhje, vritet 24-vjeçari
Një konflikt i nisur në orët e para të mëngjesit ka përfunduar në mënyrë tragjike në Shkodër, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku një përplasje mes tre personave ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit dhe të një mjeti prerës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, në konflikt janë përfshirë 25-vjeçari Andri Vulaj, si dhe babë e bir, Qamil Luli, 63 vjeç, dhe Ylber Luli, 24 vjeç. Policia bën me dije se konflikti dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka përdorur armë zjarri, duke plagosur babë e bir. Qamil Luli dhe djali i tij Ylber Luli janë dërguar...
Burimi:
ntv.al