Tragjedi në Qipro, 22-vjeçari i njohur i rrjeteve sociale gjendet i pajetë në pishinë

Tragjedi në Qipro, 22-vjeçari i njohur i rrjeteve sociale gjendet i pajetë në pishinë

Krijuesi 22-vjeçar i përmbajtjeve për të rritur, Ricardo Staudt, i njohur në rrjetet sociale me emrin Noah Segsy, është gjetur i vdekur në një pishinë në Paralimni, Qipro. Staudt, i cili kishte të paktën 300 000 ndjekës në rrjetet sociale dhe ishte i njohur për publikimin e përmbajtjeve në OnlyFans, u nxor pa ndjenja nga pishina e një kompleksi apartamentesh më 24 gusht, rreth orës 21:20. Sipas raportimeve të mediave lokale, 22-vjeçari u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur. Shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur në materialin e publikuar. Pas vdekjes së Staudt, një mik i nënës së tij hapi një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde për shpenzimet e funeralit dhe varrimit. “Me zemër të thyer po ju shkruaj, pasi shoqja...