Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori
Një punëtor i nëntokës ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një galeri kromi në zonën e Krastës, në Martanesh. Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë punës në galerinë e kromit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur aksidenti fatal. Pritet që autoritetet të kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së punëtorit.
Burimi:
javanews.al