Tragjedi në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, u përplas nga një fuoristradë në autostradë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën 20-vjeçari Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare, pas një aksidenti të rëndë në autostradën A1 Aksidenti ndodhi në orët e para të së premtes, më 30 tetor, pranë zonës së Melegnano-s, në drejtim të San Giuliano Milanese. Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte së bashku me katër miq në një automjet tip Volvo, me targa zvicerane. Pasi kaluan barrierën e autostradës, makina humbi kontrollin dhe u përplas me ndarësen që ndan korsitë e lëvizjes. Pas përplasjes, Thomas doli nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës dhe për të sinjalizuar rrezikun për drejtuesit e tjerë të mjeteve. Por në ato momente, ai u godit nga një fuoristradë tip SUV, e drejtuar nga një 25-vjeçar...
Burimi:
ntv.al