No Image Available

SHQIPTARËT ‘RRJEPEN’ NË SUPERMARKETE/ Pse çmimet e ushqimeve janë më shtrenjt se në Kosovë?

Nga Kreshnik Spahiu Të gjitha ushqimet bazë janë më të shtrenjta në Shqipëri sesa në Kosovë. Mielli, qumështi, orizi, vaji, makaronat, djathi, gjalpi, buka, uji, specat, domatet, qepa dhe të gjitha perimet janë nga 20% deri në 50% më të lira në Kosovë sesa në Shqipëri. Por Shqipëria, në fakt, i ka çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm më të larta jo vetëm se Kosova, por edhe se gjithë rajoni dhe Europa. Le të themi se në supermarketet Penny, Lidl dhe Aldi në Gjermani apo Itali, çmimet janë 10%–60% më të ulëta se në supermarketet e Shqipërisë. Shqipëria sot rezulton jo vetëm më e shtrenjta, por edhe me cilësinë më të ulët ushqimore në Europë. Por le të vazhdojmë analizën krahasuese me Kosovën dhe...